Mjeti me disa kuintalë domate humbi ngarkesën në autostradë dhe shkaktoi trafikun. Mbrojtja Civile i shpërndau ujë udhëtarëve, për shkak të vapës
Një “tapet” i kuq i gjatë zuri të gjithë karrexhatën e A1 drejt Napolit, pak pas Valmontone ditën e sotme. Mbi 8 km radhë mjetesh, e shkaktuar nga një kamion që humbi ngarkesën e tij në kilometrin e 598, i përbërë nga disa kuintal domate, raportoi “La Repubblica”.
Autostrada u mbyll pjesërisht në shtrirjen midis Valmontone dhe Anagni, me trafikun që pati qarkullim në një korsi të vetme.
Mbrojtja Civile ishte në vendngjarje, duke shpërndarë edhe ujë për njerëzit që ishin në radhë, për shkak të temperaturave të larta.
Më tej ka ndërhyrë stafi i Autostrade per l’Italia, Policia Rrugore dhe mjetet e urgjencës.