Kamioni parakalon gabim dhe i hedh në ferra, gjobiten dy viktima e aksidentit!

Më 7 shkurt 2026, në aksin Librazhd–Qafë Thanë, në zonën e Hotolishtit, Riki Hoxhallari pësoi një aksident, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”. Sipas tij, një kamion, që vinte në të njëjtën korsi, u bë shkak i rrezikut, duke e detyruar të manovronte për të shmangur përplasjen frontale. Si pasojë, makina përfundoi te barrierat anësore dhe u dëmtua, por fatmirësisht Riki dhe pasagjeri, që ndodhej me të, nuk u lënduan. Drejtuesi i kamionit u largua nga vendi i ngjarjes.Pas mbërritjes së Policisë Rrugore, Riki Hoxhallari u gjobit, ndërsa sipas tij, efektivi Elton Boriçi nuk mori parasysh provat dhe as videon, që doli më pas për aksidentin. Ai pretendon, se pasagjeri nuk u mor në pyetje dhe se nuk u administruan prova të plota për shpejtësinë, apo rrethanat e ngjarjes, duke e konsideruar gjobën të padrejtë.Pas denoncimit në emisionin “Stop” dhe depozitimit të ankesës, Policia Rrugore Elbasan rishqyrtoi rastin, hoqi gjobën ndaj Riki Hoxhallarit dhe i hapi rrugë procedurave për trajtimin e dëmit nga siguracioni.

Të Fundit