Një kamionçinë ka goditur barrierat mbrojtëse në zonën e Kalasë në Vlorë paraditen e kësaj të hëne dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, në pjesën e plazhit.
Sipas policisë, shkaku dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë. Shoferi i mjetit, i moshës rreth 60-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.




