Kamera e fshehtë/ Prostitucioni me të mitura në Shqipëri, si organizohet.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell sonte në mbrëmje një tjetër problematikë.

Në emisionin, që pritet të transmtohet sonte, tregohet, sesa i përhapur është prostitucioni në Shqipëri dhe si është i organizuar, edhe pse jashtë ligjit.

Me lehtësinë më të madhe, të infiltruarit e emisionit “Stop” gjejnë edhe vajza të mitura, për t’i paguar për shërbime seksuale. Gjithcka koordinohet nga tutorë, që gjejnë klientët dhe banesën ose hotelin, ku do të kryhet shërbimi.Tutorët dhe vajzat i duan paratë paradhënie, për t’i ndarë më pas mes njërit-tjetrit.

Vajzat tregojnë, se me “profesionin” më të vjetër në botë, mbajnë familjet e fëmijët. Për më shumë rreth këtij fenomeni, ndiqni emisionin “Stop” mbrëmjen e sotme në orën 20.10 në ekranin e TV Klan.

Të Fundit