Xhevdet Bizhdili, pronar i një hoteli 3-katësh në zonën e Malit të Robit, tregon, se në vitin 2017 vendosi t’ia shesë hotelin për 850 mijë euro shtetasit Rasim Doci. Marrëveshja legale u bë te noteri për 300 mijë euro dhe kontrata parashikonte shlyerjen e kësaj shume brenda 6 muajve. Ndërsa 550 mijë euro do të shlyheshin me klering me apartamente. Por pas 6 muajsh Xhevdeti nuk i mori apartamentet, por mori një fletë-thirrje nga Gjykata e Kavajës, pasi blerësi Rasim Doci, kërkonte lirimin dhe dorëzimin e hotelit. Gjykata e Kavajës i dha të drejtë Rasim Docit dhe ky i fundit, bashkë me avokaten e tij, Lindita Tako, fshehën shumën e 550 mijë eurove, duke përdorur kontratën e noterit, ku pasqyroheshin vetëm 300 mijë eurot dhe jo apartamentet.Prokuroria e Kavajës e klasifikoi këtë mashtrim si konflikt civil, duke mos shtrirë hetimet dhe verifikuar fletën, ku Rasim Doci premtonte apartamente në formë pagese për hotelin. Përmes kameras së fshehtë, Stop arrin të marrë pohimin e Rasimit, se i detyrohet Xhevdetit edhe 550 mijë euro me klering. Madje Rasimi flet edhe për mënyrat, sesi këto apartamente të kalojnë pa paguar taksat në shtet, për shkak të dyshimit për burimin e të ardhurave.
- +355 67 220 8888
- [email protected]