Pas transmetimit të emisionit “Stop” në Tv Klan lidhur me rastin e drejtuesit të parë në burgun e Lushnjes, për të cilin kamera e fshehtë zbuloi se merrte para në këmbim të ditëve me leje për të burgosurit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka vepruar menjëherë.
Personi në fjalë, i cili në emision u referua me emrin “Mati”, por sipas njoftimit, është me iniciale I.L., është vendosur në pranga mbrëmjen e së martës. Ai dyshohet për “korrupsion pasiv”.