Emisioni “Stop” ka startuar sonte sezonin e ri televiziv me një kamera të fshehtë, që tregon, sesa të pasigurta janë instucionet tona të rëndësisë së vecantë. Siguria e tyre i është besuar kompanisë shtetërore, Illyrian Guard, por rojet e objekteve punësohen në bazë të shumës së parave nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë. Kësisoj institucionet e rëndësisë së vecantë në vendin tonë mbeten në dorë të rastësisë dhe keqbërësve. Gazetarët e emisionit “Stop” kanë mundur të “gjejnë punë” në “Illyrian Guard”, duke paguar 500 mijë lekë të vjetra ryshfet dhe pas këtij hapi, kanë hyrë në një prej institucioneve të mbrojtura, AKEP, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit. Të gjithë celësat e zyrave apo të automjeteve i janë dorëzuar gazetarit të”Stop” dhe ky i fundit, pasi është ulur në vendin e drejtorit, i ka lënë edhe një zemër këtij të fundit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]