“Kam vetëm një Ford” por policia i vendos gjobë për kamion, denoncimi

Klevis Çalameni erdhi nga Roskoveci, për të denoncuar një gjobë, që i ishte ngarkuar në emër të tij, në një kohë, kur ai është pronar i një mjeti tip “Ford”. Gjoba e vendosur nga Policia Rrugore e Tiranës ishte për një kamion, dhe jo për automjetin e tij.Ai ishte drejtuar pranë Policisë së Fierit dhe më pas në Tiranë, por nuk kishte marrë zgjidhje për rastin.Menjëherë pas interesimit të emisionit “Stop”, u morën masat përkatëse dhe gjoba iu hoq.Klevisi shprehu mirënjohjen, pasi vetë nuk mundi ta zgjidhë ngatërresën, që ishte bërë, jo për faj të tij.

Të Fundit