‘Kam të afërmin sëmur”, 28-vjeçari mashtron të renë e i merr 83 mijë euro

28-vjeçar është arrestuar në Selanik të Greqisë pasi ka mashtruar një 35-vjeçare duke i marrë një shumë prej 83 mijë eurosh.

Mediat bëjnë me dije se  28-vjeçari kishte fituar besimin e 35-vjeçares, dhe kishte nisur një lidhje me të.

Më pas duke ditur dëshirën e të resë për të nisur një aktivitet të ri biznesi, i propozoi që të bashkëpunonin.

Ai i kishte dërguar 35-vjeçares një pamje nga ekrani, ku tregohej gjoja transferimi i një shume veçanërisht të madhe parash në një llogari bankare në mënyrë që të hapej biznesi.

Më pas, me arsye të rreme, si fillimi i një veprimtarie profesionale, shlyerja e tepricave financiare dhe përballja me probleme shëndetësore të të afërmit të tij, ka arritur që brenda 17 ditëve ti marrë 35-vjeçares në total 83.357 euro, ndërsa ka tentuar ti marrë asaj dhe 53,600 euro shtesë, duke pretenduar rrejshëm se ishte e burgosur dhe i duheshin si garanci për t’u liruar.

Por kjo shumë nuk iu dha nga e reja, e cila denoncoi rastin e mashtrimit tek autoritetet.

Të Fundit