Kryeministri Edi Rama inspektoi mëngjesin e kësaj të hëne rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit.
Rama tha se ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.
Gjatë takimit nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe qytetarëve.
Një nga banorët i tha Ramës se ka ndërruar parti për të, teksa kryesocialistit i përgjigjet se parti ka ndërruar edhe Churchill kur e kërkon atdheu.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Unë me traditë, pa traditë do ta pi kafen.
Qytetari: Na duhesh edhe shumë vite.
Qytetari: Kemi ndërruar për ty.
Rama: Ke ndërru parti për mua. Dëgjo, parti ka ndërruar edhe Churchill kur e kërkon atdheu. Ju i doni me figurat botërore.
Qytetari: Kemi vite që votojmë një parti.
Rama: Ti je tjetër gjë se të ka qëlluar partia e duhur. Këtij që i qëlloi e gabuar, e ndërroi. Kjo partia e re që kemi ka edhe ata 70 e 40, ka edhe të rinjtë. Je penduar se ke ndërruar parti?
Qytetari: Jo, jo.
Rama: Është i vështirë moment i ndërrimit, por më pas kalon.