Gjykata e Apelit të Juridiskionit të Përgjithsëhm ka refuzuar kërkesën e Alda Klosit për masë më të butë sigurie, nën argumentet e kësaj të fundit se duhet të kujdeset për fëmijët dhe për nënën e sëmurë.
Apeli caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-zyrtaren e arrestuar për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe deklarim të rremë
“Caktimin ndaj personit nën hetim A.K(Ç) masën e sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Në një deklaratë për mediat në fund të seancës avokati i Klosit, Ilirjan Muho, tha se ndalimi i klientës së tij është i paligjshëm pasi ajo nuk mund të qëndrojë në burg, gjatë kohës që duhet prokurorisë për të hetuar deklarimet e pastrueses Rozeta Dobi.
“Ajo çfarë thotë prokuroria ka nevojë të verifikohet dhe kjo nuk do të thotë që Alda Klosi të rrijë në burg deri sa të vërtetohen deklaratat e Rozeta Dobit”, tha avokati.