Kemi udhëtuar në Gjirokastër për një Monument Kulture të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për shtëpinë e Ficove, e ndërtuar në vitin 1902 nga Rauf Fico, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.Shtëpia ka stil barok, katër kate, 27 dritare dhe një oborr të rrethuar me gur dhe cati me rrasa guri.Grisela Fico, një prej trashëgimtareve të fisit Fico, thotë, se që nga nga viti 2012 dhe deri në 2024-ën, asnjë institucion nuk është kujdesur të riparojë dëmin, që iu bë shtëpisë në vitin 2012 nga një restaurim jo profesional. Ekspertët në atë kohë u mjaftuan me vendosjen e disa dërrasave në mes të shtëpisë, për të shmangur shembjen komplet të saj.Interesimi ynë bëri të mundur, që në bashkëpunim me Drejtuesin e Monumenteve të Kulturës Gjirokastër Andis Duka, shtëpia e Ficove të shkojë në vëmendjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Monumenteve të Kulturës, e cila ka dalë me një vendim për riparimin komplet të murit të shkatërruar që në vitin 2012.
- +355 67 220 8888
- [email protected]