Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.
Një nga emigrantët shqiptarë në Selanik se çfarë mendimi kishte për këtë takim të kryeministrit me shqiptarët.
Ai u shpreh se kishte ardhur jo për ta mbështetur por për ta sharë kryeministrin që sipas tij nuk ka bërë asgjë për emigrantët ndaj nuk ka fytyrë të vijë që t’u kërkojë votat.
“Ç’punë ka të vijë të kërkojë vota këtu, është njeriu më i poshtër që ka bota jo Evropa. Kam ardhur ta shaj, ta shohë përballë, për ne nuk ka bërë asgjë. Jam nga Lezha, kam që nga ’97 këtu. Të kthehem në Shqipëri me Edi Ramën?! Është trup për atë të kërkojë vota këtu. Ka ardhur të kërkojë vota sot, pse nuk erdhi 4 vjet në parë, por na mbylli kufijtë që mos të vinim për të votuar. Turp për shqiptarët atje që nuk ngrihen ta rrëzojnë”, tha ai.