Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya zgjodhi që disa ditë të pushimeve të tij t’i kalonte në Shqipëri
Erkan Petekkaya ka vizituar bregdetin e Vlorës si dhe Tiranën dhe mesa duket është mahnitur jo vetëm nga bukuritë e Rivierës shqiptare, por edhe nga mikëpritja e njerëzve.
Ai ka publikuar në video në Instagram nga kryeqyteti, ku shkuan se qyteti ishte i mrekullueshëm po aq sa edhe njerëzit. Ndër të tjera ai shkruan se gjatë pushimeve në Shqipëri është ndjerë si në shtëpinë e tij.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, shkruan aktori krah videos.