Shoferi Marjol Aliko, 23 vjeç, i cili ditën e djeshme në Tiranë aksidentoi për vdekje një grua 76-vjeçare është arrestuar.
Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur gruan.
Pas përplasjes autori i ngjarjes është larguar nga vendi ngjarjes. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ të kryeqytetit. Fillimisht 76-vjeçarja mori plagë të rënda, por humbi jetën në spital. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se viktima quhej Dituri Koprencka.