Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të operacionit “Burgajeti” u vu në pranga shtetasiRr. M., 59 vjeç, banues në fshatin Burgajet.
Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 59-vjeçarit rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”