Kali ngec në gropën 4 metra të thellë, marrin helikopterin për ta shpëtuar (VIDEO)

Një kalë i cili kishte mbetur i bllokuar në një gropë katër metra të thellë në Lazio, Itali, u shpëtua duke e tërhequr me helikopter.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur kali tërhiqet i lirë dhe nxirret jashtë rrezikut.

Ai është shpëtuar nga brigada italiane e zjarrfikësve Vigili del Fuoco, të cilët i shkuan në ndihmë duke përdorur helikopterin. Ata arritën ta lidhinin kalin e ta nxirrnin jashtë rrezikut.

Sipas autoriteteve, kali është transportuar në një vend të sigurt por ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Të Fundit