Përgjatë periudhës janar-gusht 2025 kalaja e Gjirokastrës regjistron 200 mijë vizitorë numër më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kështjella e gurtë është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, e cila mirëpret turistë nga Shqipëria dhe mbarë bota.
Pamja madhështore dhe historia unike e bëjnë kalanë e Gjirokastrës një nga atraksionet më të veçanta dhe pikë reference për turizmin në vendin tonë.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, në Itali kam shumë miq shqiptarë, të cilët ma sugjeruan këtë udhëtim, mendoj se ky qytet është një vend i veçantë që duhet vizituar si për resurset natyrore ashtu edhe ato turistike. Krahas bukurive të kësaj kështjelle me ka bërë përshtypje mikpritja e njerëzve si dhe kuzhina e gatimeve karakteristike”.-shprehet një turist italian
“Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë dhe jemi shumë të surprizuar, të gëzuar dhe të kënaqur. Mund të them që çdo gjë që kemi parë këtu në Shqipëri duke përfshirë dhe këtë kala lënë kujtime të veçanta. Për ne Gjirokastra është një qytet i bukur me njerëz mikpritës dhe bujarë, është më të vërtetë një udhëtim i këndshëm”-shprehet një turist anglez
“Vizita jonë e parë në Shqipëri dhe këtu në qytetin e Gjirokastrës po na lë mbresa të veçanta. Krahas bukurisë së vendit dhe njerëzit këtu janë të dashur dhe mikpritës,kemi me të vërtetë kujtime të bukura”.-shprehet nj-shprehet një turiste angleze.
Krahas kështjellës pjesë interesante e tureve turistike në Gjirokastrës janë Pazari karateristik, banesat e gurta, muzeumet,etj.