Në nisje të vitit 2026 në Stacionin Kufitar të Kakavijes po regjistrohet fluks i lartë lëvizje në drejtim të Greqisë ndërsa bashkatdhetarët tanë kthehen në shtetin fqinjë pasi kaluan festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre.
Sipas Policisë Kufitare gjatë 24-orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijës udhëtuan për në Greqi 6022 persona dhe 2049 automjete. Policia Kufitare e Kakavijes ka punuar me 5 sportele për përpunimin e dokumentave duke shmangur radhët e gjata të pritjes.
“Kemi 10 minuta që presim, kishim ardhur për festa në Shqipëri dhe ja kaluam shumë bukur”, tha një emigrant.
” Kam rreth gjysmë ore që pres besoj se radha do të eci shpejt dhe nuk vonohemi”, shtoi një qytetar tjetër.
Ditën e sotme fermerët grekë do të rikthejnë bllokadat në rrugën kombëtara Kakavije-Janinë. Sipas palës greke, prej orës 19:00-22:00 (me orën greke) aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.




