Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane përballë Kamala Harris, ka nxitur reagime të ndryshme në Ballkan.
Shumë janë të shqetësuar për qasjen që ai do të ndjekë për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjen e shkëmbimit të territoreve që u hodh në tryezën e diskutimeve gjatë administratës së parë Trump në vitet 2016-2020.
Por në Beograd duket se ka gëzim për fitoren e manjatit amerikan, aq sa një kafene në kryeqytetin serb ka zgjedhur të ironizojë edhe Albin Kurtin përmes Trump.
Kafeneja “Pavle Korcagin” ka vendosur një poster të Donald Trump në madhësi reale përpara hyrjes së lokalit.
Aty pronarët kanë shtuar një ftesë për të gjithë ata që bëjnë fotografi pranë posterit, që të etiketojnë në rrjetet sociale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Një person i shëndoshë ka 1000 dëshira, e i sëmuri vetëm një, të dalë në fotografi me Trumpin në përmasa reale. Ejani të bëni foto dhe bëjini tag bashkëqytetarit tonë”, thuhet në postimin e bërë në Instagram nga kafeneja në fjalë.