Ka nënën sëmurë, Lefter Koka lë përkohësisht qelinë e burgut

efter Koka ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjteje për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut pas disa orësh.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

Të Fundit