“Ka bere misione ushtarake ” lotaria amerikane i hap syte, zbulon denimin qe i ndryshoi jeten!

Në vitin 2002, Gjykata e Mirditës ka dënuar për veprën penale të kanosjes shtetasin Artur Mark Jaku, me vit lindjeje 1983, për një ngjarje të ndodhur në fshatin Lurth. Vetë Jaku pretendon, se nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se në atë kohë, ka qenë banor i Rrëshenit.Ai ka marrë dijeni për këtë dënim vetëm në vitin 2025, gjatë procedurave pranë Ambasadës Amerikane, pasi kishte fituar lotarinë, ku dëshmia e penalitetit i rezultoi me këtë precedent penal.Sipas hetimeve të emisionit “Stop”, ekzistojnë dyshime, se çështja është manipuluar nga prokurori i kohës, Ardian Nezha, dhe më pas është thelluar në gjykim nga gjyqtari Ilir Përdeda. Dyshohet, se në vend të autorit të vërtetë, Arturiks Gjergj Jaku, me të njejtin vit lindjeje, nga Lurthi, është vendosur qëllimisht emri i Artur Mark Jakut.Këto dyshime përforcohen nga fakti, se prokurori, gjyqtari dhe i akuzuari janë po nga Rrësheni, ndërsa autori i vërtetë është nga Lurthi. Gjithashtu, viktima e ngjarjes, Zef Lurthi, në një intervistë, ka identifikuar si autor Arturiks Gjergj Jakun. Ky i fundit ka bërë karrierë ushtarake, madje ka qenë edhe në misione në Irak e Afganistan, pa i hyrë gjemb në këmbë. Por sot është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike. Denoncuesi, Artur Mark Jaku i është drejtuar Gjykatës së Lezhës për korrigjimin e vendimit, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjyqtaret Artemis Hysi dhe Migena Kosta.Aktualisht, çështja është në Ministrinë e Drejtësisë, për të verifikuar dhe korrigjuar vendimin, duke përcaktuar autorin e saktë të ngjarjes së vitit 2002.

Të Fundit