Ka 20 vite që jeton në Amerikë, emigranti shokohet kur zbulon kush i përdor identitetin në Shqiperi

Motra e një emigranti të paligjshëm në SHBA, ka denoncuar një ngjarje shqetësuese,vjedhjen e ID-së së vëllait të saj. Gjatë përpjekjeve, për t’u pajisur me dokumenta në SHBA, ku kërkohet edhe ID shqiptare, emigranti ka hasur një problem në sistemin e a-Albania.Të dhënat e tij dolën të bllokuara në sistem. Familjarët u interesuan në Njësinë Administrative Miras Devoll, te Gjendja Civile, ku u informuan, se persona me të dhënat e vëllait ishte arrestuar, por në foto ishte një person tjetër, që nuk përputhej me emigrantin.Emisioni “Stop”, zbuloi se kush ishte përgjegjës për vjedhjen e ID-së së emigrantit në SHBA. Familjarët, duke tentuar të rregullojnë këtë situatë, bënë denoncim në polici dhe në Gjendjen Civile. Por pas një viti e gjysmë, nuk gjetën zgjidhje.Pas ndërhyrjes së “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e zgjidhi rastin. Sistemi i të dhënave u zhbllokua dhe emigranti mund të aplikojë për ID në a-Albania, duke përmbyllur kështu një problem, që i kishte zënë frymën prej kohësh.

Të Fundit