Jo vetëm pije, shërbente dhe drogë/ Kapet kamarjerja në Fier, sekuestrohen 13 mijë €

Në kuadër të operacionit të koduar “Drugs”, është vënë në pranga një kamarjere 42-vjeçare, që shiste drogë në një lokal të Fierit. Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i lokalit dhe është proceduar dhe kushëriri i tij 30 vjeçar pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, është vënë në pranga gruaja M. K., 42 vjeçe, banuese në Fier e cila ishte e punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen “1 Maji”. Sipas policisë kësaj shtetase gjatë orarit të punës në lokal iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42 vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi S. O., 43 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Pastri i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi M. O., 30 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit të parkuar në lokal, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi parash prej 13. 000 euro të cilat dyshohet ti ketë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të Fundit