Jo vetëm parfumet! Berisha: Fotografoni çantat e ministreve, “Hermes”, “Louis Vuitton”…

Pas parfumeve, kryedemokrati Sali Berisha u ndal sot tek çantat e zonjave ministre në Parlament. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai u bëri thirrje mediave që të fotografojnë çdo objekt që futet në sallën e Kuvendit. Madje ai tha se çantat e ministreve këtu janë 3 herë më të shtrenjta se ajo e Zonjës së Parë në Korenë e Jugut.

“Çantat “Hermes”, “Birkin”, “Bottega Veneta” “Louis Vuitton”, shihini vetëm fotografojeni. I ftoj mediat t’ua fotografojnë. Shkojnë nga 200 gjer në 500 mijë Euro. Që i thotë Luiziu banditit e dua dhe unë një çantë Louis Vuitton dhe vjen e ndan me Dumanin. Kjo është për qytetarët tanë, koreanët kanë një nga standardet më të larta në botë dhe pas problemeve që kanë pasur janë në demokraci. Për çantën “Christian Dior” të Zonjës së Parë atje desh u dogj vendi, këtu çantat e ministreve janë 3 herë më të kushtueshme se të saj. Dua të fotografohen sa më shumë të gjitha objektet se unë e kam theksuar se aty hyjnë si në sallon mode, gjë që mua s’më bën të ndihem mirë.”

Berisha u “ankua” dje edhe për aromat në sallën e Parlamentit, duke thënë se parfumet janë tejet të shtrenjtë. Një përgjigje e mori nga ministrja Belinda Balluku e cila tha se deputetet duhen gjykuar nga puna që bëjnë e jo parfumet që hedhin. Po ashtu theksoi se çmimet e këtyre të fundit variojnë nga vlerat më minimale.

Të Fundit