Një qytetare është drejtuar në “Stop” me ankesën lidhur me ilacin Viread, që trajton hepatitin B. Ajo shprehet, se më parë këtë ilaç e merrte me 112 mijë lekë të vjetra në farmacinë e spitalit. Por prej pesë muajsh e merr me 135 mijë lekë të vjetra. Ajo thotë, se po abuzohet me cmimet e ilaceve. Ne bëmë një vëzhgim në 8 farmaci në kryeqytet dhe nuk e gjetëm këtë medikament.Për këtë problem iu drejtuam Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, i cili na përgjgijet, se ilaçi viread është në listën e barnave të rimbursueshme 2024, është alternativë e shtatë e principit aktiv Tenofovir 245 mg. Ky bar është me bashkëpagesë nga pacientët.Përsa i përket asaj, nëse një ilac mund të shitet me çmim më të lartë, se ai, që ka në vulë, na argumentojnë, se barnat e përfshira në listë, janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, ose të pajisur me leje importi nga Ministria e Shëndetësisë, që do të thotë, se nuk duhet të kalohet çmimi i vulës. Pas shumë kërkimesh e gjetëm me porosi në një farmaci medikamentin e kërkuar me cmimin dyfish më të lartë, 230 mijë lekë të vjetra.Në farmaci kanë një shpjegim, se pse nuk shitet ilaci me cmimin e vulës. Ky ilac rimbursohet nga shteti, por vetëm me 5 mijë lekë të vjetra dhe pjesa tjetër paguhet privatisht.
- +355 67 220 8888
- [email protected]