Besnike Duka është drejtuar në redaksinë tonë, për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha, të jepte dorëheqjen nga puna, që të përfitonte nga raportet, dhe i sëmuri kështu bëri. Por kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti. Besnikja tregon, se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë, ku punonte burri, por i thanë, se raportet janë djegur, pasi ai ka dhënë dorëheqjen. Ne u drejtuam në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj, na u tha, se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes, edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport, është 30 ditë. Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton, që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. Biseduam me subjektin, ku na thanë, se raportet nuk dilnin në sistem, edhe pse vetë qytetarit i dilnin. Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua, se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetsor.
