Jep dorëheqjen nga Astronomer gruaja e videos virale në koncertin e Coldplay

Shefja e burimeve njerëzore të kompanie amerikane Astronomer, e cila u kap në një ekran të madh në një koncert të Coldplay duke përqafuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë, ka dhënë dorëheqjen
Kristin Cabot nuk punon më për Astronomer, tha firma për BBC-në në një deklaratë.

Largimi i saj vjen pas atij të Andy Byron, ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë, i cili u largua javën e kaluar pasi firma njoftoi se do të pezullohej dhe do të hetohej.

Në video që u bë shumë virale disa ditë më parë shihen një burrë dhe një grua, të cilët u identifikuan nga mediat amerikane si kolegë pune, duke u përqafuar në një ekran gjigant në arenë përpara se të përkuleshin papritur dhe të fshiheshin.

Pasi i pa çiftin duke u përpjekur të fshiheshin nga kamera, këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, i tha turmës: “Ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

Videoja, e cila tregonte çiftin duke shijuar muziknë në koncert përpara se të përpiqeshin të fshiheshin, mori miliona shikime në mediat sociale. Më pas u shpërnda në platforma të ndryshme, u shndërrua në meme dhe u tall në programet televizive.

Ndërsa detektivët e internetit u përpoqën të identifikonin dyshen dhe dolën deklarata të rreme në lidhje me incidentin, Astronomer nxori një deklaratë duke njoftuar një hetim mbi çështjen, pa specifikuar videon, dhe tha se drejtori ekzekutiv i saj do të lirohej nga puna.

Të nesërmen, kompania njoftoi se Byron kishte dhënë dorëheqjen.

Të Fundit