Jep dorëheqjen Boris Johnson: Askush nuk është i pazëvendëshueshëm

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka nisur konferencën nga e cila është dukë deklaruar publikisht dorëheqjen.

Një akt i tillë është paralajmëruar mëngjesin e sotëm, pas dorëheqjes së një numri të lartë të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit qeverisës.

Johnson tha se është krenar për atë që ka bërë, megjithatë shtoi se askush nuk është i pazëvendësueshëm në politikë.

“Është e qartë tani vullneti i partisë parlamentare Konservatore që të ketë një udhëheqës të ri të asaj partie dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

 

Kam rënë dakord me Sir Graham Brady, kryetarin e deputetëve tanë, që procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani. Dhe orari do të shpallet javën e ardhshme.

 

Kështu që dua t’u them miliona njerëzve që votuan për ne në 2019, shumë prej tyre votuan për herë të parë konservatorët. Faleminderit për atë mandat të jashtëzakonshëm. Shumica më e madhe konservatore, që nga viti 1987.

Të jesh kryeministër është një “shkollë” më vetvete. Kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotërojnë një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe janë kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë”, tha Johnson.

Johnson u duartrokit pas përfundimit të konferencës.

Të Fundit