Kryetar i Komisionit që ndjek punimet e Kuvendit të 18 Dhjetorit, Jemin Gjana deklaroi se sipas të dhënave që disponon, ky kuvend ka shumicën e delegatëve.
“Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delgatëve, sekretariati më ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi Kombëtar ka gjithsej 7646 anëtarë, nga të cilët sipas prezencës së nënshkruar prej secilit të delegatëve janë të pranishëm në kuvendin e datës 18 Dhjetor kanë qenë 5004 delagatë. Nuk janë numra, por emra, firma, identitete”, tha Gjana. Ai kërkoi që gjatë ditës së nesërme këto emra të bëhen publike.