Mbrëmjen e kaluar, diçka e papritur ka ndodhur për këngëtarin e njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold Ag
Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, reperi nga Presheva ka treguar se është mbajtur nga policia greke nga mbrëmja e kaluar deri në orët e para të mëngjesit, për shkak se dikush e ka spiunuar dhe si pasojë nuk ka mundur të jetë pjesë e koncerteve të tij.
Këngëtari ka treguar se shkak i ndalësës së tij janë bërë këngët e tij patriotike.
“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”.
“Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera”.