“Jemi cuna gangsterra nuk bëjme serenata” korçarët flasin çfare duan femrat!

Ishim në Korçë, ku pyetëm qytetarët për serenatat, një nga simbolet e qytetit. Përgjigjet ishin tipike korçare dhe plot humor. Një vajzë u shpreh, se serenatat do t’i pëlqenin shumë, sidomos për “ritualin” e hedhjes së legenit me ujë nga ballkoni. Nëse djemtë korçarë janë romantikë, morëm një përgjigje, se ata janë romantikë deri në momentin, që ndërhyn “mamka”, e më pas nuk ka as Shën Valentin. Ndërsa për pyetjen, se përse Korça quhet “Parisi i Vogël”, përgjigjet ishin plot vetëbesim. Sipas korçarëve, qyteti ia kalon Parisit për kulturën dhe mikpritjen.

Të Fundit