“Je e shpifur” – Flet babai i 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë: E bullizonin shokët e klasës

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Sarandës ku një 15-vjeçare vendosi që t’i jepte fund jetës.

Për mediat ka folur baba i adoleshentes i cili bëri me dije se fatmirësisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Ai shtoi se vajza ndihej e bullizuar dhe shqetësimin e saj ja kishte shprehur edhe të atit.

“Erdhi nga shkolla dhe tha më bullizuan shokët. Një vajzë dhe një djalë i kishin thënë je e shpifur.”, tregoi i ati i 15-vjeçares, ndërkohë që më tej u shpreh se ditën e sotme kur dhe e bija ndërmori aktin e rëndë ata ishin duke festuar në banesë ditëlindjen e të birit.

“Kalimtarë të rastit i erdhën në ndihmë vajzës. Vajzën e çuam në spital në gjendje koshiente. E kisha vënë re, rrinte gjithë ditën pa ngrënë. Nuk kishte shumë shoqe, vetëm me një vajzë rrinte. S’do ta çojmë vajzën në shkollë për shkak të bullizimit. Vajza është në Tiranë, është në gjendje të mirë. Mësuesit dhe psikologët të ndalojnë bullizmin”, tha ai.

Të Fundit