Mjeku Gjergji Bizhga është shprehur se në Shqipëri duhet të ndalohet përdorimi i monopatinave elektrike, njësoj si në Europë.
Komentet Bizhga i bëri gjatë një interviste në media ku tha se monopatinat janë tejet të rrezikshme dhe sipas tij, me dhjetëra raste mbërrijnë në spital me dëmtime të rënda nga përdorimi i tyre.
Ai tregoi gjithashtu një histori prekëse, ku një miku i tij kishte humbur jetën pasi ishte përplasur nga një monopatinë.
“Janë me dhjetra raste aksidentesh që shkaktohen nga monopatinat elektrike, me shkallë të ndryshme dëmtimesh. Një miku im i ngushtë ka humbur jetën nga një monopatinë, nga përplasja që pësoi. Personi ka qenë personalitet, sapo kishte dalë në pension.
Është goditur nga një monopatinë dhe ka humbur jetën. Unë vetë kam qenë pjesë në një aksident me monopatinë. Si mund të lejohen këto mjete që kanë fuqi motorike shumë të madhe, aq më tepër kur disa persona lëvizin edhe dyshe në monopatinë.
Të pakujdesshëm. Dëmtimet që këto shkaktojnë janë më të mëdha se ato që shkaktojnë aksidentet automobilistike. Këtë e them me kompetencë të plotë”, tha Bizhga