Ndodhemi në qytetin e Elbasanit, pranë Universitetit Aleksandër Xhuvani, pasi Aida Gripshi, banuese në Suedi, tregon, se në vitet 89-89 është diplomuar në këtë universitet për cikël të ulët. Aktualisht ajo është mësuese në Suedi dhe për të rritur kualifikimin, i duhet një saktësim në listën e notave. Por në lëndën e anglishtes e ka të shkruar “gjuhë e huaj” dhe jo anglisht. Ndërkohë ajo disponon diplomën origjinale dhe listën e notave. Bashkëshorti i saj ka shkuar pranë universitetit, por nuk i është dhënë ky vërtetim. Ajo thotë, se kërkon të drejtën e saj. Ne interesohemi pranë këtij universiteti për vërtetimin, që zonja kërkon, por aty na thuhet se në 97-ën janë djegur gjithë dokumentat. Një komision, i ngritur deri në vitin 2016, bëri të vlefshme diplomat dhe listat e notave, por më pas nuk u mbajt më. Tashmë zonjës nuk i njihet as shkollimi dhe zgjidhja e vetme është gjykata.
- +355 67 220 8888
- [email protected]