Në redaksinë tonë kanë ardhur ankesa nga pacientë të Spitalit Onkologjik, të cilët thonë, se nuk funksionon dera e bunkerit të akseleratorit linear, aparaturë kjo, që u shërben të sëmurëve me tumor. Një qytetare, që ka shtuar vëllain, thotë, se ky i fundit bëri dy javë rreze e më pas nuk i ndoqi dot për mungesën e një dere. Të njejtën situatë referon edhe një qytetar nga Fieri. Stafi i Spitalit Onkologjik, thotë, se dera u riparua. Një tjetër denoncim ka të bëjë me aparaturën e shintigrafisë kockore, që shërben, për të përcaktuar shkallën e sëmundjes tek pacientët me zemër, tiroide, veshka dhe tumore të ndryshme. Por prej janarit 2024 kjo aparaturë është jashtë funsionit dhe pacientët nuk kanë informacion. Në QSUT na thonë, se aparatura ka defekt, pasi është djegur nga zjarri, që ra.Por një tjetër version, që deklarojnë mjekët, është, se mungon lënda radioaktive, pas shkëputjes së marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetsisë me Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.Drejtoria e QSUT-së shprehet, se ka nisur procedura e prokurimit për lëndët që kërkohen. Është në proces lidhja e kontratës së furnizimit. Nga ana tjetër pacientët trajtohen nga Shërbimi i Endokrinologjisê me terapi hormonale frenuese, që mban në kontroll nivelin hormonal për një periudhë 3-mujore. Lënda radioaktive do të sigurohet për pacientët brenda 10-15 ditësh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]