“Jam hallexhi, haj buke me këtë” dumdumin e përplas e bën copë Benzi, qytetari në pikë të hallit!

Qytetari Setki Nura u ankua në redaksinë tonë për një aksident të ndodhur në Tiranë, ku mjeti i tij i punës, një dumdum, u dëmtua, pasi u përplas nga një automjet tip Mercedes-Benz. Aksidenti ishte i shumëfishtë dhe për këtë arsye, rasti u hetua nga Policia Rrugore dhe më pas materialet u dërguan në Prokurorinë e Tiranës.Specialisti i aksidenteve Klaudio Dorti tha, se policia e ka përfunduar hetimin dhe tani çështja ndodhet në prokurori. Ndërkohë, Setki Nura i bën apel prokurorit, që të përshpejtojë procedurën, pasi mjeti i dëmtuar është burimi i tij i vetëm i të ardhurave.

Të Fundit