“Ja emri babait tim” juristi bën sikur se sheh, denoncuesja i hap regjistrin

Në redaksinë tonë ankohet Teuta Gjolena.Pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit, familja e saj iu drejtua Kadastrës, që të bëhej njohja e tyre si trashëgimtarë, pasi nuk kishin një dokument pronësie.Shtëpia është banuar, që nga vitet ‘80.Gjykata e Beratit e më pas ajo e Apelit Vlorë, urdhërojnë bashkinë e Kucovës dhe Kadastrën e Kucovës, që të njohin 5 trashëgimtarët si pronarë të një apartamenti 2+1 në fshatin Perondi.Kadastra shprehet, se nuk mund të bëhet regjistrimi, sepse bashkia, si palë e paditur, nuk është pronare e kësaj banese.Ndërkohë në regjistrat e kadastrës ne pamë emrin e kryefamiljarit të ndjerë.Këto banesa janë përftuar nga ish-ndërmarrjet e aviacionit para shumë viteve.

Të Fundit