Izraelitët investojnë në QSUNT! Rama: Po i kthejnë borxhin popullit shqiptar…

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishin këtë të premte në Spitalin Onkologjik, QSUNT, për çeljen e progresit  për shërbimin publik spitalor në bashkëpunim me Sheba Medical Center.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se është e rëndësishme që në këtë projekt të angazhohen të gjithë, duke shtuar se QSUT duhet të ngrihet në standarde europiane për menaxhimin. Rama më tej vlerësoi mbështetjen nga Izraeli. Ai tha se Izraeli nuk ka asnjë interes nga Shqipëria, por është këtu vetëm për të mbështetur e për të kthyer një “borxh moral” ndaj popullit shqiptar.

“Kemi garancinë e plotë që edhe nxitja e mëtejshme për të rritur kapacitetet njerëzore do të bëhet mbi baza meritokratike dhe baza të nevojave reale që ka spitali. Nga ana tjetër ndihma për pacientë të caktuar, për një trajtim që duhet bërë gjetkë. E dimë shumë mirë që ka trajtime që mund të bëhen në shumë pak vende të Europës apo botës dhe jam shumë mirënjohës për një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar raste të rënda për fëmijët dhe këto ndërhyrje do të bëhen edhe me përfshirje të mjekëve të QSUT.

Pra kemi arsye të besojmë që me këtë partnership, të ecim dhe të sjellim ndryshimet e duhura. Është shumë  e rëndësishme që të gjithë. Miqtë nga Izraeli nuk janë këtu për të fituar asgjë. As para, as reputacion dhe as ndonjë favor tjetër nga shqipëria. Janë këtu për të na mbështetur dhe për ti kthyer mbrapsht popullit shqiptar në fushën e tyre një borxh moral për atë që populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore”,-tha kryeministri Rama.

Të Fundit