Iu vodhën 120 mijë euro, zbulohet pasuria e Alda Klosit, toka dhe 5 apartamente

Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, e cila ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobin se i ka vjedhur në banesë rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri.

Burime për media bëjnë me dije se nga të dhënat e Kadastrës rezulton se Klosi është pronare ose bashkëpronare e 7 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Shëngjin.

Klosi rezulton pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2, ku sipas të dhënave është bërë pronare e pasurive përmes kontratave të dhurimit.

Gjithashtu ajo është bashkëpronare e tre apartamenteve në Tiranë me sipërfaqe, 47 m2, 54 m2 dhe 50.8 m2 në Tiranë.

Nga të dhënat e Kadastrës Klosi rezulton bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.

Ajo ka në pronësi dhe një foristradë tip Toyota RAV4, e vitit 2013.

42-vjeçarja Klosi ka pohuar se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë.

Të Fundit