Iu shfaqën probleme shëndetësore pas vaksinës së Astrazeneca, pacienti italian fiton dëmshpërblim të përjetshëm

Ndërsa Astrazeneca komunikoi tërheqjen nga tregu të vaksinës kundër Covid-19, një qytetar italian ka fituar të drejtën për të marrë një dëmshpërblim të përjetshëm për shkak të efekteve negative që pësoi.

37 vjeçari nga Genova mori dozën e parë të vaksinës Astrazeneca në vitin 2021, dhe dy javë më pas, iu shfaqën hematoma. Situata u përkeqësua pas marrjes së dozës së dytë, kur filluan t’i shfaqeshin shenja të kuqe në kyçet e këmbëve dhe mavijosje në pjesë të tjera të trupit, sipas mediave italiane.

Ai u dërgua në spital dhe testet mjekësore zbuluan trombocitopeni të ndërmjetësuar nga imuniteti (ITP), një sëmundje e karakterizuar nga reduktimi drastik i numrit të trombociteve qarkulluese për shkak të shkatërrimit të tyre dhe shtypjes së prodhimit. Atij iu shfaqën edhe patologji të tjera, që e detyrojnë atë t’i nënshtrohet “trajtimeve dhe terapive specifike me bazë kortizonike”.
Shoqata e konsumatorëve Codacons vlerësoi lidhjen shkakësore midis vaksinimit dhe fillimit të patologjive të raportuara. Shoqata vendosi kompensimin e përjetshëm në formën e një çeku dy mujor prej 1740 eurosh.

Të Fundit