Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Glinë të Dropullit. Mësohet se një i moshuar ka humbur jetën, pasi teksa ka qenë duke punuar tokën, i është përmbysur zetori.
“Pasditen e se hënës, në fshatin Glinë, Dropull, dyshohet se për shkak të përmbysjes së mjetit zetor me të cilin po punonte tokën, ka humbur jetën shtetasi., 72 vjeç“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.