“Iu pata thënë fëmijëve, zbatoni ligjin”, Berisha: Më akuzojnë pse më pagoi vajza pushimet!

Pasi SPAK i dha në duar avokates së tij aktet përfundimtare me provat dhe hetimet në 4 vite për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë virtuale për mediat nga arresti i shtëpisë, mohoi akuzat, ndërsa sulmoi dhe prokurorët.

Mes të tjerash, ai u ndal edhe tek fëmijët e tij që gjithashtu janë të dyshuar për akte korruptive.

“Unë jam i vetmi politikan që kam deklaruar se mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi. Kjo për shkak të detyrave të larta që kam mbajtur. Ua kam thënë zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin”,– tha Sali Berisha.

Sipas tij të vetmen gjë që hetimet kanë gjetur është borxhi që i kanë dhënë fëmijët, duke e cilësuar këtë si solidaritet.

“Na akuzojne per pushimet 3 mije euro qe pagoi vajza per pushimet e perbashketa qe beme njehere ne 30 vite” ,– tha Berisha.

 

Të Fundit