Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, K.A., pasi iu gjetën 88 steka cigare pa pulla fiskale në banesën e tij, të dyshuara si të kontrabanduara. Ai u arrestua në flagrancë për veprat penale të kontrabandës së mallrave dhe tregtimin e mallrave të kontrabanduara.
Gjithashtu, gjatë një kontrolli në rrugën “Isuf Elezi”, policia ka ndaluar një 70-vjeçar, R.C., i cili kishte blerë cigaret pa faturë nga 48-vjeçari. Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e K.A., u gjetën dhe sekuestruan stekat e cigareve si prova materiale.
R.C. u procedua penalisht për kontrabandën dhe fshehjen e të ardhurave. Hetimet vijojnë dhe materialet e rastit janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.