Një çift bashkëshortësh nga Devolli kanë rënë në prangat e policisë për trafik kanabisi nga Shqipëria drejt Greqisë.
Nga kontrollet e kryera blutë gjetën thasë me kanabis 5.8 kilogramë. Çifti Fatos Sala, 48-vjeç dhe Era Sala, 31-vjeçe dyshohet se e kishin kultivuar lëndën narkotike në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe (bashkëshortë), banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 5.8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që ata e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.