Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi i janë gjetur në makinë një sasi e madhe parash.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Denis Trebeshina. Personit në fjalë i janë gjetur 116 685 euro në një automjet. Dyshohet se parë janë të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka sekuestruar paratë, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.
Njoftimi i policisë së Durrësit:
Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, me kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo fushë që ato shfaqen.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.
Vihet në pranga 30-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.
Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. T., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës.
Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.