Italiania ankohet për shërbimin e klinikës në Tiranë, befasohet si ia reklamojnë fytyrën pa leje

Shumë të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për turizmin dentar.Por jo të gjithë janë të kënaqur.Shtetasja italiane Maria Rosario Lanziello, tregon, se erdhi nga Italia, për të bërë implantet dentare në “Tirana Dental Hospital”. Por pas tre vjetësh, ajo thotë, se ka shqetësime akoma.Maria ka paguar 7500 euro dhe është kthyer disa herë në Tiranë, për të ripunuar dhëmbët, por sërish ka shqetësime, pasi sic thotë ajo, dicka nuk është bërë mirë që në fillim me harkun e poshtëm të gojës.Përvec shërbimeve stomatologjike zonja ka bërë dhe kirurgji plastike, blefaropastikë për rënien e kapakëve të syrit. Edhe pse kjo ndërhyrje bëhet në kushte spitalore, për të, gjithcka ka ndodhur në karriken e stomatologut në dhjetor 2022. Italiania pagoi 1400 euro, por thotë, se i kanë lënë një copë pa hequr në kapakun e syrit.Si të mos mjaftonin të gjitha këto, Maria është përballur edhe me një tjetër surprizë.Në Itali është njohur me një broshurë të klinikës në fjalë, që reklamonte shërbimet me fytyrën e saj edhe për ndërhyrje, që ajo nuk i kishte bërë.Kur i kërkoi klinikës llogari, portreti i saj u hoq nga rrjetet sociale e reklamat.
Me kamera të fshehtë u drejtuam në “Tirana Dental Hospital”, ku kërkuam të dimë shërbimet, që ofrohen. Përgjigja, që morëm ishte vetëm për shërbimet dentare dhe jo plastike. “Tirana dental hospital” është pajisur me licencë për shërbime mjeksore parësore ose stomatologjike në vitin 2020. Njëri prej mjekëve të reklamuar në broshurë, Gergj Bocari nuk ka licensë stomatologu, pasi i ka skaduar, ndërsa klinika nuk ka fare kirurg plastik.

Të Fundit