Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një lajm të mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe Greqi.
Rama ditën e sotme pritet të niset drejt Italisë, ku do të takohet me homologun, Mario Draghi.
Sipas Ramës në qendër të vëmendjes së bisedimeve me Draghin do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Itali.
“Në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me Draghin do jetë njohja e pensioneve të tyre. Është një proces që ka filluar prej kohësh. Është tejet e vështirë dhe kemi bërë marrëveshje njohje pensionesh me shumë shtete. Ka nisur si një proces me qeverinë tonë. Në këtë fushë gjetëm tokë të shkretë.
Dy janë marrëveshjet më të vështira, për shkak të masës së shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi. Marrëveshjet me këto dy shteteve” shpjegoi Rama.