4 mln shpendë janë asgjësuar në Itali gjatë javëve të fundit si pasojë e gripit të shpendëve H5N1. Ndërkohë që në të gjithë gadishullin numërohen dhjetëra e dhjetëra qendra infeksioni sikurse në të gjithë Evropën. Sipas të dhënave të Institutit Zooprofilaktik të Venecias shumica e rasteve janë vërejtur tek stabilimentet me pula që shërbejnë për mish.
Megjithatë dje është zbuluar edhe një mjelmë mbretërore e ngordhur dhe rezultoi se kishte qene e infektuar pikërisht me këtë virus. Autoritet janë të shqetësuara pasi po përhapet me shpejtësi, kryesisht nga shpendët e vegjël të lirë, dhe deri tani veriu i vendit është ai më i prekuri.
Ndërkohë që problemi është vërejtur në të gjithë kontinentin evropian dhe dhjetëra e dhjetëra stabilimente janë prekur. Ekspertët shpjegojnë se rreziku është iu lartë dhe dëmi gjithashtu, pasi në një stabiliment sikur një kafshë të rezultojë e sëmurë, duhen asgjësuar të gjitha, që mund të jenë qindra apo edhe mijëra./Klan News