Një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes në Piza dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Dy persona kanë humbur jetën në Piza të Italisë, pasi një aeroplan u rrëzua pranë aeroportit Toscany Flight, në komunën San Miniato.
Dy viktimat janë Paolo Fagiolini di Ponsacco, 59 vjeç dhe Riccardo Montanari, 41 vjeç.
Aeroplani u rrëzua gjatë fazës së uljes, rreth orës 11”30 të mëngjesit të sotëm.
Një ekip i zjarrfikësve të Pizës ndërhyri në vendngjarje. Kur mbërritën 118 forcat shpëtimtare, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për dy pasagjerët e avionit të vogël.